SPORT

De Biasi i vetëofrohet Italisë: Vazhdoj kontaktet edhe me Australinë

Pas eksperiencës negative në Spanjë, Gianni De Biasi ka deklaruar se do ta priste krahëhapur një ofertë për të drejtuar kombëtaren italiane. Në një intervistë për një media italiane, De Biasi ka thënë gjithashtu se ka kontakte me kombëtaren e Australisë.

?Unë jam shumë i hapur nëse do të më telefonojnë por duhet parë nëse duan drejtuesit e Federatës. Nëse duan të më takojnë do i pres me duar hapur. Më ka kontaktuar edhe Crotone ndërsa për sa i përket Australisë kontaktet vijojnë që prej verës pasi jam takuar me drejtues të tyre por nuk ka asgjë konkrete. Unë jam në listë ashtu si shumë kolegë të tjerë dhe i gatshëm të punoj nëse më zgjedhin pasi kam eksperiencën e drejtimit të Shqipërisë?, ka thënë De Biasi./Tiranapost.al