Aktualitet

Debate në Komision për kthimin e Antishpifjes, këshilltari i Metës: Dëgjoni ndërkombëtarët, ligji bllokon integrimin

Debate në Komision për kthimin e Antishpifjes, këshilltari i

Sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po shqyrtohet dekreti i presidentit Meta për paketën Antishpifje,  me dy ligje të cilat i ktheu për rishqyrtim në Kuvend. Presidenti përfaqësohej në komision nga këshilltari Ligjor Bledar Dervishi i cili tha se  dispozitat e paketës ligjore bien në kundërtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtat e lirisë së medias dhe të shprehje, si dhe bien në kundërshtim me përcaktimet evendimeve të gjykatës së të drejtave të njeriut.

Dervishi tha se AKEP shërben si masa e fundit pas vendimeve të AMA-s duke u shndërruar në goditës së fjales së lirë. Ai tha se duhet pritur edhe Opinionin Venecias për këtë ligj.

Ja çfarë tha Dervishi:

Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.

I pranishëm në Komision,  përfaqësuesi i AKEP, Bleron Dolle tregoi rastet se kur ky institucion ndërhyn sipas ligjit:

Ligji përpiqet të rregullojë normën e ligjit ekzistues. Ligji thekson se masa administrative do jepet ndaj operatorëve që ofron shërbimin e jo ndaj mediave. Ne nuk merremi dot me përmbajtjen e një faqeje online. Vetëm pas njeë njoftimi nga autoritet përktatëse AKEP përfshihet.

Deputeti i PS-së  Arben Pëllumbi tha se dekreti i Metës duhet të rrëzohet, pasi argumentet e tij nuk janë të qënësishme.

/ Tiranapost.al.