Aktualitet

Dënohet banda e vrasësve me pagesë, Admir Tafilaj përjetë në burg

Admir Tafilaj dhe nëntë të akuzuar të tjerë për vrasje me pagesë dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal janë shpallur fajtorë nga Gjykatat e Krimeve të Rënda.

Së bashku me Tafilajn është dënuar edhe i penduari Kristi Pine, i cili bashkëpunoi me drejtësinë. Mësohet se ndaj tij u mor vendimi për dhjetë vjet heqje lirie. Pine përfitoi nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi tregoi se si ishte paguar dhe porositur nga Admir Tafilaj për të ekzekutuar për hakmarrje shtetasin Ibrahim Mani.

Në total të akuzuarit e tjerë u dënuan me 104 vite 104  ku Elson Merdani dhe Dritan Peksani morën nga 35 vjet burgim secili.

Admir Tafilaj aktualisht po vuan edhe një dënim tjetër të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi si dhe 22 vite burgim për vrasjen në tentative kundër ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi./Tiranapost.al