Aktualitet

Denoncimi i koncesionit (në kohën e Beqajt) të sterilizimit në spital, SPAK nis marrjen në pyetje me doktorin Koni

Denoncimi i koncesionit (në kohën e Beqajt) të sterilizimit

Ka nisur sot marrja në pyetje për çështjen e kontratës koncesionare të sterilizimit, që u denoncua pak javë më parë nga Nisma Thurje. Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje të parin doktorin orolog Artan Koni, i cili konsiderohet person që ka dijeni në lidhje me konçesionin dhe arsyet e denoncimit dhe se çfarë ka ndodhur me instrumentet kirurgjikale.

Image result for Artan Koni

Hetimi i parë për këtë çështje u ndoq nga prokuroria në Tiranë, por që më pas u pushua. Por me denoncimin nga nisma Thurje, kjo çështje u rikthye dhe u mor në dorë nga SPAK-u.

Kujtojmë se ky koncesion është fituar nga kompania me emrin Sani Service. Ky koncesion zbatohet prej pesë vitesh u miratua nga ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Pas doktorit, do të pyeten ato që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat, gjithashtu përfaqësues të kompanisë private./ Tiranapost.al. 

Image result for Ilir Beqaj

http://www.tiranapost.al/mberrin-kallezimi-i-pare-ne-spak-nisma-thurje-kerkon-hetim-per-ish-ministrin-beqaj-rasti-me-koncesionin-e-sterilizimit-ne-spital/