Bukuria

Deodorantin mund ta bësh edhe vetë!

Deodorantin mund ta bësh edhe vetë!

Pa alkool, alumin e substana të dëmshme, pa alergji dhe dëmtime të lëkurës. Deodorantin mund ta bësh edhe vetë. Si dikur gjyshet tona

 

Pjesa më e madhe e deodorantëve përmbajnë subsanca që ndalojnë aktivitetin enzimatik të baktereve (triethyl citrate, citric acid), aroma kimike, antibakterialë si alkooli dhe triklosani (një konservues toksik) linalool, citronelol, që mund të shkaktojnë alergji. Për ata që pëlqejnë stilin e ri të të jetuarit shëndetshëm me produkte natyrale, po ju propozojmë dy variante deodoranti në kushte shtëpie, në formë pluhuri dhe lëngu.

unnamed-18

Për të parin, mjafton që në një enë të hidhni 4 lugë bikarbonat dhe dy lugë niseshte orizi ose misri. Shtojini pluhurave disa pika vaj esencial. Përzieji të gjithë bashkë dhe përdori në vend të deodorantit.

unnamed-19

Për variantin e dytë nuk nevojitet niseshte. Shkrihet bikarbonati në ujë, lihet gjysmë ore dhe më pas filtrohet. I shtohet vaj esencial dhe hidhet në një sprucues. Fare e thjeshtë dhe pa asnjë shpenzim.