Showbiz

Dëshira e fundit nëse do vdisje nesër? Një nga tre pyetjet që Xhevdet Feri iu përgjigj 14 vite më parë te “Zonë e lirë”

Dëshira e fundit nëse do vdisje nesër? Një nga tre pyetjet

Një intervistë e kthyer nga arkiva e emisionit “Zonë e lirë”, tregon sesi dukej aktori i ndjerë Xhevdet Feri 14 vite më parë. Tre pyetje të shkurtra të moderatorit Arjan Çani që marrin përgjigje të shpejta dhe të sinqerta nga Feri. Dhe dëshira e tij për ditën kur të ikte nga kjo botë, është plotësuar.

Intervista:

Çani: Zhgënjimi më i madh?

Xhevdet Feri: S’më kanë lënë të studioja atë që doja, doja të studioja për arkitekturë.

Çani: Takimi i parë me dashurinë?

Xhevdet Feri: Nuk më korrespondon takimi i parë i dashurisë me takimin e parë me të dashurën. Në vit të parë në fakultet.

Çani: Dëshira e fundit nëse do të vdisje nesër?

Xhevdet Feri: Padyshim do të ishte diçka për ata që do të mbeten pas nesh.

Aktori i mirënjohur u nda nga jeta një ditë më parë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 59-vjeçare./ Tiranapost.al J.C.

http://www.tiranapost.al/miqte-tregojne-per-xhevdet-ferin-detaje-nga-jeta-qe-nuk-ishin-bere-publike-me-pare/