Aktualitet

Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë,

Dy ditë pas atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, ka mbledhur këtë të diel strukturat drejtuese dhe grupin hetimor që po merret me ngjarjen. Burime për Report Tv, tregojnë se Veliu ka kërkuar informacione të detajuara për ecurinë e hetimeve për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj prokurorit, të ndodhur të premten pasdite në mbikalimin e Sukthit në autostradën në Durrës.

Prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmajtaj bashkë me grupin hetimor dhe policinë e shtetit po punojnë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Sot u publikua një detaj i ri i ngjarjes.  Targat  AA342LM e makinës Mercedes Benz që ndoqi makinën e prokurorit duke bërë më pas atentatin, rezultojnë të vjedhura në Tiranë, një javë para ngjarjes. Targat i përkasin një makine Nissan të një gruaje me inicialet V.GJ e cila ka bërë denoncimin pasi një javë më parë e ka gjetur makinën e saj të parkuar pa targa.

Kujtojmë se në Fuoristradën e prokurorit Ndoj ishte edhe Aleksandër Laho, i njohur si i forti i Sukthit të cilët janë të plagosur dhe ndodhen në spital. Klikoni linqet si më poshtë për më shumë detaje./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/plagosja-e-prokurorit-arjan-ndoja-shoqerohen-20-persona-ne-polici/

http://www.tiranapost.al/basha-reagon-per-sulmin-ndaj-prokurorit-ndoja-zbardhja-tregon-se-shteti-nuk-ka-kapitulluar/

http://www.tiranapost.al/autoret-braktisen-makinen-pas-atentatit-ku-u-plagos-prokurori-policia-zbulon-cfare-gjeten-brenda/

http://www.tiranapost.al/nje-dite-para-atentatit-prokurori-ndoja-u-pyet-per-skandalin-e-gjirit-te-lalzit/

http://www.tiranapost.al/foto-momenti-kur-prokurori-ndoja-dhe-2-te-plagosurit-u-nxoren-nga-makina-nga-deshmitaret/

http://www.tiranapost.al/prokuroret-ne-vendin-e-ngjarjes-krimet-e-renda-marrin-ne-dore-atentatin-ne-shkoze/