Aktualitet

Dhoma e fëmijëve të Kim Kardashian ia kalon çdo dyqani lodrash

Dhoma e fëmijëve të Kim Kardashian ia kalon çdo dyqani

Pasi zbuloi ambiente nga kuzhina gjigante e gatimit me kushedi sa frigoriferë e që ia kalonte edhe kuzhinave të restorantëve, Kim Kardashian zbuloi edhe dhomën e fëmijëve. Vështira ta quash thjesht dhomë, pasi është hapësirë sa një shtëpi e madhe. Brenda së njëjtës hapësirë luajnë të tre fëmijët e saj të rritur. Kanë secili këndet e tij me dyqane, supermarket prej lodre dhe madje edhe diçka për të rrëshkitur si në kënd lojërash.

Të mos flasim pastaj për pjesën artistike dhe skenën e madhe me bateri e instrumente të tjerë muzikorë.

Sigurisht që në dhomë nuk mungon as këndi i mësimit. Aty ky ata mund të vizatojnë dhe lexojnë.

Legot janë të pranishme gjithashtu si të rëndësishme për t`i zhvilluar inteligjencën. Dhe nëse po mendoni se në gjithë këto lodra kushedi ç`rrëmujë të zënë sytë e ç`lego të shkelin këmbët e keni gabim. të gjitha janë të sistemuara në vendin e vetë. Ndoshta fëmijët po flenë ndërkohë që Kim xhiron ambientin e tyre të lojës.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije