Aktualitet

Dhuratat e para për të sapolindurit

Unë nuk jam ende nënë, por bebet i kam shumë qejf. Duke mos pasur as vëlla dhe as motër, bebat e mikeshave janë nipërit dhe mbesat e mia, të cilët më thërrasin “tezi Ajla”. Gjithmonë mundohem t’u dhuroj atyre gjëra të veçanta, të cilat do t’i ndaj dhe me ju.

Sot dua të shkruaj për dhuratat e para për një bebe të sapolindur. Zakonisht prindërit kujdesen për veshjet e para të tyre, ndaj ju sugjeroj mos u dhuroni veshje.

1. Nje ide shumë e mirë do ishte një set fotografik dhuratë. Do thoni ju, po duhet një buxhet i konsiderueshëm. Atëherë pse nuk ua propozoni dhe 2-3 shoqe/shokëve të përbashkët dhe kështu mund ta ndani si shpenzim? Do ishte një dhuratë e paharruar si për bebin ashtu dhe për prindërit.

baby-kid-photoshoot-1

Kam dhe një këshillë për prindërit e bebes: Mos harroni të bëni një research për ide për photoshooting përpara. Ju sugjeroj kërkim në “Pinterest”. Jam e sigurt që do t’ju ndihmojë.

2. Talia Event (mban të njëjtin emër në Facebook dhe Instagram).

Mjeshtrja e punimit të sapunit vjen në një variant shumë të veçantë për bebet.

Një kornizë e kompozuar me forma të ndryshme prej sapuni erëmirë, për një qoshe të dhomës së bebit, është njëdhuratë shumë e këndshme.

14519651_1745160669069979_7753286682413388869_n

 

DSC_0401_final

3. Art Zanat Traditë (mban të njëjtin emër dhe në Facebook)

Mënyra më e bukur për të fiksuar të dhënat e bebit, emrin, datën e lindjes, peshën, gjatësinë etj.

Opsioni i parë në formë kornize, i cili mund të shoqërohet dhe me foton e bebit.

17201374_1465215070175514_530758503450241588_n

Opsioni i dytë: Kornizë në formë rrumbullake, përveçse mund të dekorojë dhomën e bebit, mund të jetë dhe një aksesor shumë interesant gjatë një photoshooting.

13592582_1067979753255213_8603449379778166446_n

Opsioni 3 : Aksesor dhome me të dhënat e bebit

17021740_1453673587996329_2372806445753187126_n

4. Twinkle.twinkle.kidsdeco (me të njëjtin emër në Instagram)

Një dhuratë shumë po shumë e veçantë janë çarçafët kalendarikë të personalizuar.

Mund të memorizoni foto të bebit për 12 muaj rresht, në vitin e tij/saj të parë.

16832058_254511488333596_2323677354360384055_n

16508387_248291425622269_1578915728579291417_n

 

Kaq ishte dhe për këtë radhë. Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak.

Shihemi javës që vjen!

Shumë dashuri për të gjithë ju!