Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli

Digjet gjatë natës makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan

Makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë.

Automjeti tip “Range Rover” ishte në pronësi të Bashkisë së Vlorës dhe përdorej nga Dritan Leli, ndërsa ishte parkuar pranë pallatit ku banon shoferi i kryebashkiakut.

Për shkak të flakëve mësohet se është djegur edhe një automjet tip “Ford”, që ishte parkuar në afërsi të tij. Automjeti tip “Ford” është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Tiranapost.al