Aktualitet

Ditë e patolerueshme-Alain Borne

Ditë e patolerueshme

Shkëmbimi i gjakut me ujin

Të mbjellat ulërijnë përgjatë rrugëve

Ku pluhuri qep xhaketa të verbëra,

trupa të shpërndarë

lulëkuqe të gjalla të qerreve.

Dielli fluturak

Thith ujin e puseve tanë

rrëketë heshtin në xunkthat magjepës.

Dëshira është tek gjahu i lakmuar

Që djersa e vesh

Gjaku më i mpiksur

Fryn në zemrat e zeza

Shpresën e ndriçimit