Aktualitet

Djali 2-vjeçar vdiq nga flakët/ Babai i tetë fëmijëve: Isha në punë, duke mbledhur kanaçe

Djali 2-vjeçar vdiq nga flakët/ Babai i tetë

Babai i djalit 2-vjeçar që humbi jetën nga flakët rrëfen se ishte në punë në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë në Sanxhak, të Kurbinit.

“Isha në punë, më thanë se ka rënë zjarr u dogj kalamani”, thotë ai për "AbcNews".

Kasollja që ndodhej pranë banesë së familjes Çoku me 10 anëtarë mori flakë, ndërsa nga incidenti i rëndë ndërroi jetë 2-vjeçari.

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën 6-muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Sipas dyshimeve, shkak për nisjen e zjarrit është bërë ndezja e një shkrepëseje nga djali më i vogël i familjes.

Një nga fqinjët tregon se ka arritur të shpëtojnë nëna me vajzën 6-muajshe, ndërsa djali dy vjeç nuk arriti të dalë gjallë, ndërsa 6 fëmijët e tjerë ndodheshin në shkollë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak. Ata jetonin në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe të ardhurat për 8 fëmijët dhe bashkëshorten i siguronte vetëm kryefamiljari duke mbledhur kanoçe./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/zjarri-ne-kurbin-2-vjecari-humbi-jeten-ne-kasollen-ku-mbanin-kanacet-femijet-e-tjere-dolen-me-shpejtesi/