Showbiz

Dorë për dore, ky mund të jetë i dashuri i ri i Rita Orës

Dorë për dore, ky mund të jetë i dashuri i ri i Rita

Veshja elegante, bardhezi e Rita Orës nuk bëri dhe aq lajm përpara djalit që e shoqëronte dorë për dore në British Fashion Awards.

Ai është aktori Rafferty Law, kolegu i saj në filmin “Twist”. Erdhën bashkë me makinë, qëndruan bashkë të kapur prej dore dhe u larguan po bashkë. Mund të jenë thjesht shokë ose kolegë, por një tjetër detaj që nxiti thashethemet ishte edhe kombinimi i tij me rroba të zeza dhe këpucë të bardha, duke qëndruar kështu në ngjyrat e veshjes së Ritës.

*Ky post u përshtat nga The Mirror dhe është realizuar nga Fabjola Hije.