Aktualitet

Dorëhiqet gjyqtarja e Krimeve të Rënda që firmosi arrest-shtëpie për Tahirin

Dorëhiqet gjyqtarja e Krimeve të Rënda që firmosi

Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda e cila dorëhiqet nga posti i saj. Ajo është gjyqtarja që firmosi 'Arrestin në Shtëpi' për ish ministrin Saimir Tahiri, pas akuzave për Habilajt, dhe pjesë e rrjetit të trafikut të drogë, ku në fund u shpall i pafajshëm për kë akuza ndërsa me faj për shpërdorim detyre, me 3 vite shërbim prove, që e ka ankimuar.

Deri më tani mësohet se kanë qenë arsyet peronale që kanë çuar në dorëheqjen e saj nga posti. Ajo citohet të ketë thënë se do angazhohet në një biznes privat. Dorëheqjen e ka paraqitur që me datë 2 dhjetor.

KLGJ enden nuk ka marrë vendim për dorëheqjen e saj. Liljana Baku ishte në pritje për të kaluar procesin e Vetingut. Ajo ishte pjesë edhe e trupës gjyqësore që dënoi grupin e Emiljano Shullazit. / Tiranapost.al.