Aktualitet

Drita Pelingu, dashnorja e qindra roleve që në realitet dashuroi vetëm një burrë

Kur shumë vajza nuk vazhdonin dot as 8-vjeçaren, Drita Pelingu u regjistrua në të parën shkollë arti për aktore. Me të gjithë kundër dhe duke prishur marrëdhëniet e mira me familjarët, Drita është e para grua që ndoqi një shkollë të tillë dhe bëhet fjalë për vitin 1945. Dhe bëri mirë, se nisi punën si aktore që në moshën 20-vjeçare duke luajtur në mbi 150 role në teatër dhe kinematografi për 65 vjet; role burrash e role grash.

[caption id="attachment_194391" align="aligncenter" width="465"] (Drita Pelingu, foto nga Google)[/caption]

“Unë kam luajtur në të shumtën e rasteve rolin e dashnoreve dhe dekolteja nuk më është ndarë gjatë gjithë jetës në skenë”, tha diku, dikur gruaja që dashuroi në jetë vetëm një burrë, babain e vajzave të saj, këngëtarin e ansamblit Hysen Pelingun.

[caption id="attachment_428717" align="aligncenter" width="309"] (Drita Pelingu, foto nga Google)[/caption]

Ndarë nga jeta që në 2013-n, me intervista të dhëna rrallë, gjatë gjithë jetës, por sërish shumë prezente dhe familjare për të gjithë./Tiranapost.al