Aktualitet

Dua pulë me patate! Kërkesa e parë e Alvinit dhe dëshmia sesi dhunohej nga luftëtarët e ISIS

Dua pulë me patate! Kërkesa e parë e Alvinit dhe dëshmia

Fjalët nuk kishin vend gjatë takimit të Alvinit me babanë dhe dy motrat e tij, por 11-vjeçari shqiptar që shpëtoi nga kampet siriane kishte një kërkesë.

"Pulë me patate të skuqura", kërkoi Alvin ndërsa mori dhuratat e para: lodrat ndërtuese Lego dhe një libër për fëmijë. Një kërkesë sa e thjeshtë apo e pavlerë mund të duket për bashkëmoshatarët apo familjet që nuk jetojnë në zona lufte, për 11-vjeçarin ishte një dëshirë e fshehur diku në mendjen e tij.

Jeta në kampin që është marrë tashmë në kontroll nga ISIS nuk ishte e lehtë por ai ia doli, ndërsa tregon në dëshminë e tij të publikuar nga “La Stampa” se cfarë kaloi në 5 vitet e fundit.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”!

 “La Stampa” shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

“Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fshitë atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Yusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-alvini-mberrin-ne-rome-takim-mes-lotesh-me-babane-dhe-dy-motrat/

http://www.tiranapost.al/a-duhet-te-perdoret-politikisht-historia-e-alvinit-lleshaj-une-them-po-te-sherbeje-si-mesazh-terrorizmi-ska-vend-tek-ne/

http://www.tiranapost.al/si-alvini-u-kthye-nga-ferri-si-ia-doli-plagosjes-nga-nje-shperthim-dhe-cfare-ndodh-me-femijet-e-tjere-ne-cadrat-e-isis/

http://www.tiranapost.al/doktoresha-e-kryqit-te-kuq-italian-tregon-gjendjen-e-alvinit-foli-dhe-pak-shqip/