Aktualitet

Dua të flas! Ervin Mata letër Prokurorisë për ngjarjen në ish-Bllok

Dua të flas! Ervin Mata letër Prokurorisë për ngjarjen

Një prej personave të përfshirë në konfliktin në Ish-Bllok më katër tetor ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë, Ervin Mata i ka dërguar Prokurorisë një memo ku kërkon të flasë e të japë shpjegime për ngjarjen.

Mësohet se kërkesa e tij u është dërguar dy prokurorëve përmes avokatit mbrojtës. Kujtojmë se pas pesë muajsh nga ngjarja, Ervin Mata u vetë-dorëzua në Policinë e Tiranës. Ai tregoi se ishte arratisur për shkak të frikës. Mata dëshmoi gjithashtu se nuk ka pasur kurrë armë dhe se nuk ka nxitur ndonjë konflikt.

Ervin Mata po hetohet në gjendje të lirë, duke qenë se gjykata vendosi masën detyrim paraqitje.  Ndërkohë, pritet që javën tjetër Ervin Mata të thërritet e të dëgjohen shpjegimet e tij./ Tiranapost.al. E.B