Showbiz

'Dua të jem zog e t`u bëj glasën'. Pse dyshojmë se Soni Malaj e ka me kolegët e Këngës Magjike?

'Dua të jem zog e t`u bëj glasën'. Pse dyshojmë se

“Ndonjëherë mendoj sikur të isha zog që të fluturoja lart në qiell... dhe t`ua lëshoja glasën ca njerëzve”, shkruan Soni në Instagram si rrallë ndonjëherë. Dhe nuk do shumë mend të kuptosh që me dikë e ka. Mbase mund ta kemi një ide. Meqë dalja e saj e fundit ishte në "Këngën Magjike", me një baladë shumë të ndjerë "Shije tradhtie" dhe Soni nuk mori nga kolegët vlerësimin që priste, mund ta ketë me ta. Shtojmë edhe faktin që Soni nuk ishte prezente në Post Kënga Magjike të dielën e kaluar, si një traditë e përvitshme që mbledh artistët elitë të festivalit.

[caption id="attachment_452046" align="aligncenter" width="885"] Postimi i Sonit në Instagram[/caption]

Instagrami është bërë mesazhieri më i mirë për këto raste kur dikujt ke diçka për t`i thënë. Me një foto ose video të shkurtër, të lezetshme, shend e vere si kjo e Sonit, e thua ç`ke për të thënë dhe e heq merakun.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije