Aktualitet

Durrës/ Gjendet një kufomë në det. Policia: Është e dekompozuar, s’mund të përcaktohet as gjinia

Durrës/ Gjendet një kufomë në det. Policia: Është

Një trup i pajetë u gjet ditën e sotme rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit. Kufoma raportohet se u pikas nga peshkarexha ‘Primo’, teksa kthehej nga gjuetia e peshkut.

Pasi kanë pikasur kufomën, personat që ishin në peshkarexhë e kanë nxjerrë në breg, ndërsa pritet të bëhet më edhe identifikimi.

Trupi mësohet se është i dekompozuar, çka tregon se viktima ndodhet prej disa ditësh në det.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se deri më tani nuk mund të përcaktohet as seksi dhe as mosha e viktimës, pasi trupi është i përzier me mbeturina bimore./ Tiranapost.al