SPORT

Dy gola vendosin 45 minutëshin e parë midis Shqipërisë dhe Andorrës

Dy gola vendosin 45 minutëshin e parë midis Shqipërisë dhe

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për grupin H të kualifikueseve të Euro 2020.

Në "Elbasan Arena" ishin kuqezinjtë ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës. Ndoj dha sinjalin e parë, por goli i tij u anuluar për shkak të një faulle në zonë.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, ekzaktësisht në të 6, Roshi gjen në zonë kokën e Balaj që nuk fal, duke kaluar në epërsi Shqipërinë. Reagimi i miqve nuk vonoi, me Martinez që në minutën e 18-të vendosi baraspeshën. /XH.K