Aktualitet

Dy gra emërohen zv.ministre tek Financat

Dy gra emërohen zv.ministre tek Financat

Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali janë dy zv ministret e reja të Financave dhe të Ekonomisë. Këshilli i Ministrave e ka marrë vendimin ditën e djeshme, pas largimit të dy paraardhsve, Elton Haxhi dhe Erjon Luçi. Emërimet e dy grave janë pasqyruar në VKM-të në faqen zyrtare.

 

 

Por kush është Vasilika Vjero: 

Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga kjo detyrë. Ajo ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave. me datë 3 tetor 2019, Vasilika Vjero dha dorëheqjen nga ARRSH pas vetëm dy javësh në detyrë, për shkak të problemeve shëndetësorë të vajzës së saj.

Image result for Vasilika Vjero

Adela Xhemali: Ish drejtoreshë e përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe ish drejtoreshë e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, larguar nga posti në 2016-ën për arsye familjare./ Tiranapost.al. 

 

 

 

http://www.tiranapost.al/dorehiqet-vasilika-vjero-nga-arrsh-pas-dy-javesh-ne-detyre/

http://www.tiranapost.al/jep-doreheqjen-zv-ministri-i-ekonomise-elton-haxhi/