Aktualitet

Dy 'të fortëve' në Elbasan u del emri: Të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh!

Dy 'të fortëve' në Elbasan u del emri: Të

Kamer Mehja dhe E.Sh janë dy të dënuar në Angli për trafig droge me banim në Elbasan të cilët brenda 48 orësh duhet të deklarojnë pasuritë e tyre dhe nëse këtë pasuri e kanë vënë nga burime të ligjshme, bashkë me familjarët e tyre, ku përfshihen biznese, mjete motorike, prona apo asete të tjera.

Në një njoftim nga zëdhënësja e OFL bëhet me dije se dy personat janë subkejte të paketës Anti-KÇK që prej dy javësh ka nisur aksionin.

Përgjigjet e tyre do të dërgohen për verifikimet në SPAK nga ku do të merret një vendim për sekustrimin e tyre ose jo, e më pas Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse do u konfiskohet përfundimisht kjo pasuri. / Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/542584873273299/