SPORT

Dybala i dërgon mesazh Juventusit, dhuron super-paraqitje dhe gol të bukur ndaj Triestinas

Dybala i dërgon mesazh Juventusit, dhuron super-paraqitje dhe gol të

Paulo Dybala nuk duhej të ishte më në Juventus, pasi ata u përpoqën ta largonin atë, duke ia ofruar Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur në javën e fundit të afatit kalimtar.

Unitedi ishte afër – shumë afër – pasi Juve e donte Romelu Lukakunn në këmbim, por të drejtat e imazhit të Dybalas prishën çdo marrëveshje pasi një palë e tretë i vështirësoi gjërat.

Kështu, plani u rrënua dhe Lukaku përfundoi një transferim te rivalët e mëdhenj të Juventusit, Interi.

Spurs ishte skuadra tjetër që tentoi transferimin e yllit argjentinas në Londër, por gjërat u ngadalësuan shpejt, pasi të drejta të imazhit përsëri prishën marrëveshjen.

Dhe kështu, me një javë para fillimit të sezonit të ri në Serie A, Juves i ka ‘ngecur’ Dybala në derë, por argjentinasi ia tregoi të kundërtën në një miqësore të shtunën në mbrëmje.

Dybala mori topin afër zonës dhe shpejt dhuroi një driblim fantastik duke krijuar hapësirën e nevojshme duke gjetur rrjetën mbi kokën e portierit me një goditje perfekte.

Ky po llogaritet si një gol i veçantë që shumë pak lojtarë mund të bëjnë, qoftë në ndeshje miqësore ose jo.

Goli i yllit argjentinas erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes dhe ia dhuroi fitoren 1-0 Juventusit dhe jo vetëm kaq pasi Dybala thuhet se me këtë gol dhe paraqitje i ka dërguar mesazh Juventusit se duhet ta mbajë në skuadër. /XH.K