Showbiz

E akuzuan se i vuri zjarrin Amazonës, Leonardo DiCaprio përgjigjet urtë e butë

E akuzuan se i vuri zjarrin Amazonës, Leonardo DiCaprio përgjigjet

Leonardo DiCaprio nuk e ka humbur qetësinë përballë akuzave të presidentit të Brazilit. Jair Bolsonaro dhe djali i tij e akuzuan aktorin se ka paguar para për të shkaktuar zjarret në Amazon.

Vetë DiCaprio i mohoi akuzat përmes një statusi në rrjete sociale ku shkruan: Në këtë kohë krize për Amazonën, unë mbështes njerëzit e Brazilit në punën për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Ata janë shembull i punë, përuljes, angazhimit dhe pasionit për të shpëtuar mjedisin.

[caption id="" align="aligncenter" width="800"] Jair Bolsonaro[/caption]

Presidenti Bolsonaro i ngriti akuzat me pretendimin se shoqata të ndryshme kanë për qëllim të shkatërrojnë Brazilin. Dhe sipas tij, këto shoqata financohen nga Leonardo DiCaprio.

*Ky post u përshtat nga buzzfeednews dhe është realizuar nga Fabjola Hije.