Aktualitet

E akuzuan si bashkëpunëtor të Sigurimit, Zaloshnja i përgjigjet PD-së me dokumente

E akuzuan si bashkëpunëtor të Sigurimit, Zaloshnja i

Analisti Eduard Zaloshnja i është përgjigjur akuzave të gazetës Rilindja Demokratike, duke shpërndarë për publikun një dokument. Bëhet fjalë për një shkrim ku organi qendror i PD aludonte se Zaloshnja ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Gazeta RD, ku kam botuar artikujt e mij të parë qysh ne lindjen e saj, më akuzoi para disa muajve se kam qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Por dokumenti bashkëngjitur i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, tregon se unë nuk kam qenë ndonjëherë as bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe as i survejuar apo i favorizuar prej tij”, shkruan ai, teksa publikon dokumentet. /Tiranapost.al/