Aktualitet

E dashura shkruan përsëri- Johann Wolfgang Von Goethe

Pse kthehem përsëri te këto fletë?

I dashur, mos më pyesje më mirë,

S’kam ç’them, me të vërtetë, po kam dëshirë

Ta mbash në dorë letrën time, vetë.

Meqë s’vij dot, kjo letër le të jetë

Prej zemrës sime ç’është me e dlirë,

Gëzim, rënkim e shpresë e dëshirë;

Gjithçka që s’pat fillim e fund e s’do ketë.

Sot dëshiroja fort mos të ta thoja

Se në dëshira, ëndrra dhe mendime

Besnikja zemër kthen e vje te ti.

Kështu dikur qëndroja e të shikoja

Dhe s’flisja dot. Ç’të thoshte goja ime?

E gjitha isha si në mrekulli.