Aktualitet

E diela me diell i bëri të zgjedhin njësoj

E diela me diell i bëri të zgjedhin njësoj

Sezoni i verës është ende larg, por mjafton një ditë me diell si kjo e sotmja për të vizituar det, lum a liqen çfarëdo qoftë.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi me familjen dhe miqtë zgjodhën Zvërnecin.

Edhe Ami zbuloi përmes fotos së Joeli që ndodhen pranë detit, pavarësisht s`e xhupat nuk janë hequr akoma.

Nje drekë pranë detit e shijuan edhe Fjodora Fjora dhe Alteo që bredh me kënaqësi e mall në bregdet.

Kurse Mia e Rudinës luajti me të kapura me babi Xhavin. Rudina filmonte pas tyre gjatë shëtitjes në breg të detit.

Nëse është shumë herët të deklarojmë të hapur sezonin e plazhit, deklarojmë të hapur atë të drekave buzë detit dhe fotove pranë tij.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije