Showbiz

E gjykuan pse s'mbajti zi për babain, Big Mama rrëfen amanetin e tij

E gjykuan pse s'mbajti zi për babain, Big Mama rrëfen amanetin e

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të të atit, Big Mama është nisur për arsye pune në Afrikë dhe meqë atje është ngrohtë e mot për plazh, ka përfituar për të marrë ca rreze dielli. Një ndjekëse e ka gjykuar veshjen dhe foton e saj, kurse Big Mama iu përgjigj duke treguar njëherësh amanetin e të atit.

“Po mendohem a me t’kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme... Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zinë qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, tha Big Mama në postimin e saj.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije