Showbiz

E mbani mend këtë aktorin e “Dawson’s Creek”? Sot ka 5 fëmijë dhe një histori të dhimbshme për vdekjen e të gjashtit

E mbani mend këtë aktorin e “Dawson’s Creek”? Sot ka

James Van Der Beek është aktori që me siguri e mbani mend me emrin e rolit të tij si Dawson te “Dawson’s Creek”, serial që nisi në vitin 1998 dhe zgjati 5 vite.

Sot ai ka një familje të madhe me 5 fëmijë, por këtë fundjavë gruaja e tij Kimberly humbi fëmijën e tyre të gjashtë, gjatë një aborti spontan. Ishte vetë aktori që tregoi gjatë “Dancing With the Stars” se po vajtojnë për humbjen e fëmijës.

"Gruaja ime Kimberly dhe unë kaluam makthin më të keq të prindërve. E humbëm foshnjën tonë. Shpirti i vogël që kishim pritur të sillnim në familjen tonë iku. Asnjëherë nuk e dini pse ndodhin këto gjëra, kjo është ajo që u kam thënë fëmijëve të mi. E vetmja gjë që dini është se kjo iu afron më pranë, të bën më të hapur, të hap zemrën, thellon vlerësimin tuaj. Kjo iu bën më njerëzorë. Kimberly po kërcej për ty, po kërcej për ne. Kimberly faleminderit për gjithçka që bën. Nuk e di se si ia del, 5 fëmijë. Je e mrekullueshme”, tha ai.

Më parë ai e ndau lajmin në rrjetet sociale: “Të thyer. Të shkatërruar. Në shok. Kështu ndihemi tani menjëherë pasi shpirti që menduam se do të mirëpresim në familjen tonë në prill... mori një rrugë të shkurtër të asaj që qëndron përtej kësaj jete. E kemi kaluar këtë më parë, por kurrë kaq vonë në shtatzëni, dhe asnjëherë të shoqëruar nga një kërcënim kaq të frikshëm, të tmerrshëm për Kimberly-n dhe shëndetin e saj. Mirënjohës që tani po rimëkëmbet. Faleminderit të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë  që u shfaqën për ne kaq bukur gjatë kësaj kohe. Siç thanë shumë prej jush, "Nuk ka fjalë ..." dhe është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse në një kohë si kjo është e mjaftueshme të dini se jeni atje”.

https://www.instagram.com/p/B5B99aopdd-/

Aktori 42-vjeçar dhe Kimberly janë prindër të 5 fëmijëve: Gwndolyn, 16 muaj, Emilia, 3 vjeç, Annabel Leah, 5 vjeç, Olivia, 9 vjeç dhe Joshua, 7 vjeç./ Burimi People/ Tiranapost.al