SPORT

E pabesueshme, Ramos barazon rekordin e Messit në La Liga

E pabesueshme, Ramos barazon rekordin e Messit në La Liga

Është konsideruar si një ndër mbrojtësit më të mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror.

Sergio Ramos vijon të shkëlqej me fanellën e Reali Madridit. Spanjolli shënoi me penallti në fitoren që madrilenët morën me Leganes me shifrat 5-0 në "Santiago Bernabeu". Ky gol ishte jubilar për 33 vjeçarin i cili  dërgoi në 16 sezone radhazi që shënon në La Liga.

Me këtë  finalizim, Ramos iu bashkua Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që e bëjnë një gjë të tillë në kampionatin spanjoll. Sergio Ramos ka shënuar 62 gola në 468 paraqitje në La Liga. /XH.K