Aktualitet

E përditshmja spanjolle zbulon klubin e ri të talentit të Havertz

E përditshmja spanjolle zbulon klubin e ri të talentit të Havertz

Talenti i Bayer Leverkusen Kai Havertz ndiqet me mjaft interes nga klubet më të mëdha europiane si Juventus e Real Madrid, por sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, duket se garën e kanë fituar kampionët në fuqi të Europës, Liverpool.

Vendimtar për këtë ka qenë vetë tekniku i “The reds” Jurgen Klopp, që ka folur personalisht me lojtarin dhe i ka garantuar një vend në formacion, duke qenë se James Milner me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Po sipas “Don Balon”, tashmë drejtuesit e klubit anglez po negociojnë me homologët e tyre te Bayer Leverkusen për çmimin e kartonit, ndërsa “The reds” janë gati të paguajnë deri në 90 milionë euro për 20-vjeçarin, që nga ana tjetër do të nënshkruajë për 5 sezone me pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon. /XH.K