Aktualitet

E plagosën me armë pas një konflikti banal, 37-vjeçari shkon vetë në spital

E plagosën me armë pas një konflikti banal, 37-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Lezhës. Një 37-vjeçar është paraqitur rreth orës 20:15 në spitalin rajonal i plagosur me armë zjarri.

Ai ka marrë një plagë të lehtë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime zyrtare bënë me dije se kanë identifikuar autorin e plagosjes dhe e kanë shpallur atë në kërkim.

Nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin me inicialet A.D., dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. Sipas policisë shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta./ Tiranapost.al