Aktualitet

Video/ E rëndë, nëna dhunonte vazhdimisht vajzën 13-vjeçare. Njerku regjistron momentet për ta shpëtuar

Video/ E rëndë, nëna dhunonte vazhdimisht vajzën

Dhuna e nënës ndaj vajzës së saj 13-vjeçare nga Saranda u denoncua sot në emisionin investigativ “Fiks Fare”, nga njerku i saj.

Në një audio të publikuar në emision dëgjohet momenti i rëndë kur nëna ushtron dhunë ndaj të bijës së mitur për arsye të ndryshme. Një rast arsyeja lidhej me faktin se, 13-vjeçarja kishte dalë me shoqet jashtë pallatit, arsyeja e një rasti tjetër përse luante në telefon apo pse nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet.

Në audio kuptohet që nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën, apo e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë.

Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili për të marrë në mbrojtje të miturën i vuri në dispozicion emisionit incizimet./ Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=2_3RVS3oJQw&feature=emb_title