Aktualitet

E vranë se pikonte kondicioneri, Rama i përgjigjet komentuesit për ngjarjen e Myslym Shyrit

E vranë se pikonte kondicioneri, Rama i përgjigjet komentuesit

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çela nga dy vëllezërit Kusi, në shtëpinë e të cilëve ndodhej për të rregulluar kondicionerin, i ka tronditur të gjithë. Në rrjetet sociale nisën të shpërndaheshin statuse me mesazhe të ndryshme, disa që tregonin sesa pak vlen një jetë apo që përshkruanin karakterin e një shqiptari.

Një pyetje për punëtorin e ndjerë iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Në postimin e tij për pastrimin e lagjeve nga plehrat, një prej komentuesve e pyet për ngjarjen që ndodhi në 22 gusht në zonën e Myslym Shyrit.

Komenti: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat.

Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke.

Ngjarja e rëndë ndodhi se pikonte kondicioneri, për të cilën dy djemtë e shtëpisë janë nervozuar dhe kanë qëlluar me armë drejt tij. Dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi janë shpallur në kërkim nuk dihet ku po fshihen./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/zbulohet-shkaku-i-konfliktit-me-vrasjen-e-26-vjecarit-ne-muslym-shyr-dy-vellezerit-i-kerkuan-shokut-te-merrte-persiper-fajin/

http://www.tiranapost.al/nderron-jete-26-vjecari-policia-zbardh-ngjarjen-po-rregullonte-kondicionerin-kur-u-qellua-me-plumb-ne-koke/