Aktualitet

E zë korrenti, humb jetën 36-vjeçari

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e së shtunës në një kabinë elektrike në Tiranë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën “Mine Peza”, pranë komisariatit të policisë.

Të dhënat e fundit konfirmojnë se viktima quhet Rigels Patoku. Dyshohet se atë e ka zënë korrenti dhe se personi i përket komunitetit rom. Burimet thonë se viktimën e ka gjetur babai i tij pranë kabinës të pajetë, ndërsa policia po heton ngjarjen.