Showbiz

Ed Sheeran hyn me kamera në shtëpinë e Princit Harry dhe bashkë japin një mesazh

Ed Sheeran hyn me kamera në shtëpinë e Princit Harry dhe

Dje në profilin e Harry-t dhe Meghan në instagram u postuan vetëm sekondat e parë të videos, kur Ed Sheeran trokiti në derë dhe Harry ia hapi. Sot djemtë shpërndanë videon e plotë, e xhiruar si asnjëherë në shtëpinë e dukëve të Sussex për një çështje shumë të rëndësishme, për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

https://www.instagram.com/p/B3bZfCSJlFd/

“Nuk është nevoja të vuani në heshtje. Tregojani të tjerëve se si ndiheni, pyetini miqtë dhe njerëzit rreth jush si po kalojnë dhe dëgjojeni përgjigjen. Jini të gatshëm të kërkoni ndihmë kur ju duhet dhe mbani mend se në këtë çështje jemi të gjithë bashkë”, thonë djemtë në mesazhin e tyre, njëri këngëtari i preferuar dhe tjetri princi i preferuar i shumë njerëzve.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije