Aktualitet

Edi Rama nuk lëshon as përpara Amerikës Vangjush Dakon: Edhe në burg do ta mbaja mik. Tom Doshit i jep merita votat që ka marrë në Shkodër

Edi Rama nuk lëshon as përpara Amerikës Vangjush Dakon: Edhe

Për Vangjush Dakon, kryeministri Rama thotë se e ka mik dhe se për miqtë nuk pyet Departamentin e Shtetit dhe se edhe në burg po të shkojë Vangjush Dako, do të vazhdojë të jetë mik.

Për Tom Doshin, Rama thotë se e ka përjashtuar nga PS-ja, por s’e përjashton nga Shqipëria dhe i jep meritën e ardhjes në politikë me votat e popullit të Shkodrës.

Kur pyetet për Saimir Tahiri, ai thotë se u përjashtua sepse ishte në mes Prokuroria.

Debati:

Robert Rakipllari: Sekretari i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë dy emra nga Partia Socialiste, Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit është i përfshirë në korrupsion të madh. Është kryetar bashkie ai ishte në krahun tënd kur shkove për tërmetin. Departamenti i Shtetit thotë ky zotëri është i përfshirë në korrupsion të madh, i ndalohet hyrja këtij zotërie dhe familjarëve të tij përjetësisht në SHBA, ti e merr në krahë. Tom Doshi, që e ke tek Këshilli i veriut, është i përfshirë në korrupsion të madh, ti shkove bërë fushatën me të për Valdrin Pjetrin, me një person tjetër përsëri që ra nga dekriminalizimi. Tani çfarë qëndrimi ke ti ndaj tyre, qëndrim etik, moral...

Edi Rama: Vangjush Dako ka qenë dhe do të jetë miku im. Më përcakton morali dhe bindja ime kë kam mik, jo Departamenti i Shtetit. Dhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im. Por me Dakon s’kam bërë kurrë, as më ka kërkuara, as i kam kërkuara, asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.

Robert Rakipllari: Kur dolën përgjimet e mbrojtje?

Edi Rama: Nuk ka stepje të drejtësisë në raport me këtë. Ju i bëni moral shqiptarëve dhe i hiqeni sikur keni superioritet mbi të tjerët, por s’keni asnjë shans që të më bëni moral mua. Se mua në xhepin tim nuk më gjen dot njeri asnjë qindarkë që s’më takon nga puna ime. As familjes sime. S’më gjen dot askush nëse miku im ka shkelur në dërrasë të kalbur të shkojë atje ku i takon.

Robert Rakipllari: Pse nuk e largon Dakon nga PS, si Tahiri?

Edi Rama: Nëse ndaj Dakos do të ngrihet një akuzë do të largohet nga PS. Akuzën ndaj Tahirit e bëri Prokuroria.

Robert Rakipllari: Pse është më e rëndësishme Prokuroria se Departamenti i Shtetit?

Edi Rama: Është Prokuroria e Republikës së Shqipërisë. Dako sot s’ka asnjë pushtet. Tom Doshin e kam përjashtuar nga PS-ja. Por s’e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe politika, dhe mbi të gjitha Doshi s’ka ardhur me makinën time. Ka ardhur me votat e popullit të Shkodrës.

/Tiranapost.al