Aktualitet

Edi Rama telefonon Recep Erdoğan

Liderëve botërorë që kanë përshëndetur Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas triumfit në referendumin u është bashkuar edhe Kryeministri Edi Rama.

Është agjencia e lajmeve turke Anadolu që bën të ditur se Erdogan ka marrë telefonatë nga Kryeministri Rama për ta përgëzuar për triumfin në referendum. Telefonata mes tyre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa nuk jepen të tjera detaje të bisedës Erdogan-Rama.

Sakaq, ditën e djeshme në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, Rama komentoi rezultatin e referendumit duke thënë se nuk mund të ketë BE pa praninë e Turqisë dhe të Ballkanit.

Mes liderëve që kanë telefonuar Erdogan janë edhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Libanit, Saad Hariri. Pa harruar këtu reagimin zyrtar të Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. /Copyright Tiranapost.al/