Ekonomia

18 destinacione të reja shtohen në Aeroportin Nënë Tereza

18 destinacione të reja shtohen në Aeroportin Nënë Tereza

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka përfunduar zbatimi i projektit për zgjerimin e kapaciteteve nw pwrputhje me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.

Investimi i cili krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, erdhi si nevojë e rritjes nga viti në vit të fluksit të udhëtarëve.

18 destinacione të reja shtohen në Aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama i cili vizitoi hapësirat e reja të aeroportit, i uroi mirëseardhjen edhe kompanisë Ryanair e cila me ardhjen e saj ka shtuar numrin e destinacioneve nga Rinasi.

18 destinacione të reja shtohen në Aeroportin Nënë Tereza

“Ardhja e Ryanair me 18 destinacione nga Tirana nëpër Europë tregon që ne kemi marrë një vulë të rëndësishme e cila vjen pas një përpjekjeje të gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë e cila sot është në të gjitha mediat ndërkombëtare si vendi që duhet vizituar, por për të ndryshuar shumë gjëra që lidhen pikërisht pastaj me krijimin e këtij imazhi,” u shpreh Rama.

Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë.

18 destinacione të reja shtohen në Aeroportin Nënë Tereza