Ekonomia

Rreth 23 mijë shqiptarë u urdhëruan të lënë BE gjatë 2022

Rreth 23 mijë shqiptarë u urdhëruan të lënë BE

Gjatë vitit 2022, mbi 24 mijë emigrantë shqiptarë të paligjshëm u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Vendet me më shumë emigrantë të kthyer ishin Franca (7,105 urdhra kthimi), Greqia (6,540), Italia (3,370), Gjermania (2,700) dhe Belgjika (1,430).

Shifra është 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021, ku 22,470 shqiptarë u urdhëruan për t’u kthyer nga vendet e BE-së.

Ky informacion vjen nga të dhënat për emigrimin e parregullt dhe kthimet, publikuar nga Eurostat.