Ekonomia

Beteja për grurin fitohet me 4 hapa, sipas Braçes

Beteja për grurin fitohet me 4 hapa, sipas Braçes

Erion Braçe propozon 4 pika për të përmirësuar politikën e qeverisë për mbështetjen e bujqve që mbjellin grurë, ku qeveria ka miratuar tashmë vendimin i cili hyn në fuqi nga muaji Shtator për subvencionimin e cdo ha të mbjellë me 3 milionë lekë të reja.

Braçe shprehet se kjo nuk ka pse të jetë sipërfaqja e fermës kriter bazë për mbështetjen fiskale. Ai thotë po ashtu se duhet të hiqet TVSH për grurin e prodhuar në vend.

Postimi i plotë i Braçes:

Prodhimi i grurit për bujkun, nuk duhet të jetë hall!

Çmimi mbase, sa kohë ia kemi lënë totalisht në dorë tregtarëve.

Unë mendoj se politika e mbështetjes për prodhimin e grurit, mund të bëhet më e mirë!

Ja si:

1. Sipërfaqja, kriter bazë për mbështetjen me para, nuk mjafton.

Ne na duhet prodhimi për te rendimenti i lartë, cilësia e grurit në proteinë të lartë, lagështi dhe rreze.

Pra, duhet të mbështesim rendimentin, jo thjesht sipërfaqen!

2. Fatura për farën, kriter bazë për të marrë paratë, nuk duhet të përjashtojë. Një shumicë e madhe bujqish përdorin farën e prodhuar vetë pasi e trianojnë atë nuk kanë faturë për c’prodhojne vetë, ndaj nuk ka pse përjashtohen nga mbështetja.

3. Prodhimi, gruri duhet mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Ndodhi këtë vit në Maliq që breshëri të dëmtonte rëndë grurin, e humbëm atë prodhim. Atëhere duhet të mbrojmë prodhimin që mbështesim.

4. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar e bën jo konkurues grurin e prodhuar në vend në krahasim me atë të importit, pra, jo cilësia të cilën e kemi shumë më të mirë, por TVSH mbi grurin, në import skema e TVSH është 20 me 20, në grumbullim e shitje të brendshme është 0 me 20.

Në këto kushte prodhimi, nuk ka të interesuar të humbë para me grurin e vendit, ndaj duhet ndryshuar skema e TVSH.

Mendoj se këto katër elementë, e bëjnë me efektive mbështetjen me para të prodhimit të grurit!

Ndaj duhet ta ndryshojmë mënyrën e mbështetjes!