Ekonomia

711.8 milionë euro dëm buxhetit: KLSH dorëzon në Kuvend raportin për vitin e kaluar

711.8 milionë euro dëm buxhetit: KLSH dorëzon në Kuvend

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar sot në Kuvend Raportin Vjetor të performancës për vitin 2020. Sipas këtij raporti, dëmi ekonomik në vitin e pandemisë që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, llogaritet në vlerën 711. 8 milion euro.

Ndarja sipas raportit është bërë në dy zëra -Ku i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë eurosh si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi por edhe nga vendimet e parregullta të marre nga autoritetet.

Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milinë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton gjithashtu mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën.

KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.

*Tiranapost.al.