Ekonomia

Agroturizmi kërkon ndryshime ligjore: Po mbijeton falë sakrificave

Agroturizmi kërkon ndryshime ligjore: Po mbijeton falë sakrificave

Në Ditën Botërore të Agroturizmit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pati një takim me disa përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit Shqiptar të cilët i kanë drejtuar së fudmi një letër ku listohen disa ndryshime ligjore që ata kërkojnë. Flori Uka, kryetari i Shoqatës së Agroturizmit që është themeluar për herë të parë në vitin 2022, foli për resurset që ofron vendi ynë për zhvillimin e këtij sektori dhe nga ana tjetër rëndësinë e vendosjes së standardeve mes sipërmarrësve dhe një marrëdhënieje të mirë me shtetin.

Agroturizmi kërkon ndryshime ligjore: Po mbijeton falë sakrificave

“Unë sapo jam kthyer nga një udhëtim i gjatë që kam bërë në disa agroturizme, nga veriu në jug dhe pashë që Shqipërisë i mungon vetëm shkretëtira dhe tropiku. Kemi resurse ku mund të studiosh botën vetëm duke ndenjur në Shqipëri nga ana e florës, faunës dhe shumë faktorë të tjerë. Është për t’u vlerësuar që me gjithë ato sakrifica që shfaq biznesi i agroturizmit, njerëzit punojnë pavarësisht tyre. Dëshira është shumë e madhe, por duhet që nga të dy palët, si nga ne që përfaqësojmë agroturizmin, të ndërtojmë një standard si shoqatë, por edhe të kemi një marrëdhënie të mirë me shtetin që të na vlerësojë sipas punës që bëjmë”, u shpreh Uka.

Kumbaro u shpreh se ndryshimet do të bëhen duke marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi janë pikërisht ekoturizmi, agroturizmi dhe sektorë të ngjashëm ata që pritet të sigurojnë turizëm për pjesën më të madhe të vitit.

Agroturizmi kërkon ndryshime ligjore: Po mbijeton falë sakrificave

“Unë kam marrë një letër nga ju që kërkon ndryshime në VKM-në ekzistuese. Sigurisht që VKM-ja ekzistuese është një përpjekje e parë e bërë në 2018-ën për të kategorizuar dhe për të formalizuar dhe vendosur rregulla të përbashkëta që krijojnë procesin. Ne do ta përmirësojmë. Nuk e diskutoj që janë ekoturizmi, turizmi natyror, turizmi i sporteve dhe agroturizmi ata që do të mbajnë ofertën turistike. Turizmi detar është i bukur, promovim, por zgjat vetëm tre muaj. Pjesën tjetër ne duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë. Ndryshimet do të bëhen në koordinim dhe në konsultim me ju”, tha Mirela Kumbaro.