Ekonomia

"As i vjetër as i ri,  jam thjesht lek", nisma e Bankës Shqiptare për të hequr termat që po shkaktojnë konfuzion tek qytetarët

"As i vjetër as i ri,  jam thjesht lek", nisma e Bankës

“As i vjetër as i ri, jam thjesht lek” është fushata e re e çelur nga banka shqiptare që synon edukimin financiar të qytetarëve dhe heqjen e termave, “i ri”, “i vjetër”.

“Monedha jonë nuk është as e re as e vjetër, është thjesht lek”, ka deklaruar Gent Sejko. Sejko ka shtuar se këto terma shkaktojnë konfuzion tek qytetarët. Nga një anketë e zhvilluar rreth 54% e të anketuarve për vlerën 500 lekë, thonë 5 mijë.

“Komunikimi i gabuar ndodh më rrallë në institucione. Disa kategori flasin më shumë me ‘lek të vjetër’. Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të. Të mos e çojmë këtë mesazh të gabuar te brezi i ri. Ta lëmë pas përgjithmonë terminologjinë e gabuar”, tha Sejko.

Tiranapost.al