Ekonomia

“Back to School” tregtarët po bëjnë ulje drastike çmimesh në Shtetet e Bashkuara

“Back to School” tregtarët po bëjnë ulje drastike

Teksa çdo gjë po shtrenjtohet dhe kudo nëpër botë, prindërit mund të marrin pak frymë lirisht, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet e produkteve që vitet e fundit njihen ndryshe dhe si “Back to School” sezonit të ri të veshjeve në Shtator, kanë pësuar ulje të konsiderueshme.

Për herë të parë pas shumë vitesh, tregtarët po bëjnë ulje drastike të këtyre produkteve që përfshijnë veshje, këpucë elektronikë e shumë artikuj të tjerë jo ushqimorë. Kjo sipas ekspertëve në vend ka ardhur për shkak të panikut të krijuar prej rritjes së çmimeve të tjera si energjia e karburantet por dhe mallrave të konsumit.

Për këtë arsye ndonëse cdo fillim sezoni rrobat e fëmijëve e jo vetëm, por edhe cantat e një sërë produktesh të tjera që tradicionalisht blihen për tu përgatirur për vitin e ri shjkollor në cdo familje, pësojnë rritje, këtë herë ka ndodhur e kundërta. Tregtarët duan të zbrazin stogun e krijuar që prej vitit të kaluar dhe kjo është koha më e mirë për të blerë, pasi nuk dihet se sa m,und të zgjasë kjo periudhë zbritjesh.

Shumë shitës me pakicë në SHBA, të udhëhequr nga Walmart Inc. dhe Target Corp., grumbulluan mallra vjeshtën dhe dimrin e kaluar vetëm për t'u përballur me një rënie të kërkesës këtë vit pasi konsumatorët devijojnë më shumë nga shpenzimet e tyre drejt karburanteve dhe ushqimeve gjithnjë e më të shtrenjta. Ndërkohë, ata që po blejnë sende jo thelbësore janë larguar nga blerjet e epokës së pandemisë.

Kjo ka lënë shumë shitës me pakicë me stogje mallrash të pashitura. Pra, ata po ulin çmimet për të pastruar raftet dhe magazinat.

“Back to School” tregtarët po bëjnë ulje drastike

Përqindja e veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve amerikanë që shiten me zbritje u rrit këtë vit, krahasuar me vitin 2021. Çmimet online në SHBA ranë për herë të parë në më shumë se dy vjet në korrik, sipas Adobe Analytics, me reduktimet më të mëdha në elektronikë, kompjuterë dhe lodra, ndërsa kostot e furnizimit me ushqime dhe kafshë shtëpiake mbeten të larta.

Në katër javët deri në fund të korrikut, vëllimet e shitjeve në shkollë ishin 1% më të ulëta se 2021 dhe 13% pas vitit 2019, sipas NPD.

Kthimi në shkollë është zakonisht një tregues i mirë i kërkesës së konsumatorëve për pushimet dimërore. Kjo do të jetë më e vërtetë se kurrë këtë vit.

*Marrë nga Bloomberg (Përktheu dhe përshtati në shqip Tiranapost)