Ekonomia

Banka Botërore: Dy skenarët e situatës ekonomike në Shqipëri, do kthehet në 2005-ën

Banka Botërore: Dy skenarët e situatës ekonomike në

Koronavirusi do i bëjë më të varfra vendet e Ballkanit Perëndimor. Studimi i Bankës Botërore mbi situatën ekonomike të goditur nga pandemia për 6 vendet e BP-së ka treguar se Shqipëria do të jetë më e goditura: me numrin më të lartë të popullsisë së varfër që jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë, kjo për shkak të strukturës së tregut të punës.

Banka Botërore vlerëson dy skenarë për Shqipërinë:

Që varfëria do të shkojë në 40% të popullatës, duke u rikthyer në nivelet e vitit 2012.

Ndërsa skenari më pesimist ashtë ajo e rritjes së varfërisë në nivelin 44% ku pothuajse gjysma e vendit zhytet në varfëri dhe niveli shkon në atë të vitit 2005.

Banka Botërore:

“Vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40% në skenarin e parë dhe 44% në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.”

Banka Botërore parashikon se 6 vendeve e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen minimalisht 400 mijë njerëz të varfër.

“Vlerësimet për Ballkanin Perëndimor, pa përfshirë masat e reagimit të qeverive, tregojnë se kriza e COVID-19 mund të shkaktojë rënien e të paktën 400,000 njerëzve në varfëri, shifër e cila mund të arrijë deri në 950,000 në rast të zgjatjes në kohë të krizës.”

Lidhur me të ardhurat për familje:

Do të bien nga 6 në 12% për çdo shtet të Ballkanit, të prekura edhe nga tkurrja e remitancave. Ndërsa të gjithë shtetet do të kenë pakësim të shtresës së mesme.

Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonomikisht të gjitha vendet në botë të prekura nga Covid-19.