Banka e Shqipërisë: Çmimet pritet të ulen gjatë 3 muajve të ardhshëm

E Enjte 9 Shkurt 2023, 17:08
TiranaPost
Në raportin e politikave monetare Banka e Shqipërisë shprehet se do të ketë një rënie të ndjeshme të çmimeve gjatë 3 muajve në vijim.
"Kemi një pike kthese të inflacionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ambientin e huaj, çfarë na bën komod në projeksionet tona që inflacioni në vend do të jetë në rënie gjatë 3-mujorëve në vijim", tha Erald Themeli, Drejtues i Departamentit të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë.
"Me shumë gjasa Banka e Shqipëri do të aplikojë dhe rritje të tjera të normës bazë të interesit gjatë vitit 2023, por jo me atë shpejtësi dhe intensitet sa në vitin 2022", shtoi ai.