Ekonomia

Bitcoin arrin nivelin më të lartë për këtë vit

Bitcoin arrin nivelin më të lartë për këtë vit

Monedha virtuale Bitcoin ka kaluar shifrën e 41 mijë dollarëve.

Bitcoin shënoi rritjen e vlerës së saj duke arritur në mbi 41 mijë dollarë për herë të parë në 20 muaj. Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë regjistroi një rritje ditore 5.7% duke arritur deri në 41.700 dollarë, niveli më i lartë që nga muaji maj 2022.

Edhe tregu i kriptovalutave po dëshmon performancën më të mirë me rritje 3.8% në baza ditore ose 1,54 trilionë dollarë.