Ekonomia

Braçe: Kur do paguajnë të pasurit tanë?

Braçe: Kur do paguajnë të pasurit tanë?

Me një video nga fjala e tij në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe e ka vënë theksin edhe njëherë tek Tatimi i të Ardhurave.

Sipas Braçes, Ligji i ri nuk taton të ardhurat e vogla, dhe ky është aspekti pozitiv. Por nga ana tjetër, ky ligj nuk taton mjaftueshëm as të pasurit, duke e lënë barrën më të madhe tek të ardhurat e mesme.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Sqarimi i plotë i Braçes:

"Ligji i ri PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT, nuk na e thote kete! (pra kur do paguajnë të pasurit)

PO BEJME SHUME MIRE QE TE ARDHURAT E VOGLA,
PO I TATOJME ME ZERO PERQIND; tani do jene deri ne 50 MIJE LEKE te tilla;

POR TE ARDHURAT E MEDHA ME TATIM TE SHESHTE 8%, NUK ESHTE E DREJTE; NXIT PABARAZI;
Barra eshte gjithnje e me shume ne mes, tek TE ARDHURAT E MESME!

Eshte krijuar nje keqkuptim banal se TE PASURIT TANE PAGUAJNE SHUME; 15% tatim fitimi plus 8% divident, 23% thone.

NUK ESHTE KESHTU;
Ti je i pasur, mbase nga puna, mbase nga trashegimia, zoteron AKSIONE ne kompani, merr te ardhura prej tyre, pra te ardhura vec prej tyre dhe tatohesh me 8%;

TATOHESH ME PAK SE NJE RROGE E MESME,
THJESHT PSE JE I PASUR, KE AKSIONE E MERR TE ARDHURA PREJ TYRE!

Kjo eshte e padrejte!", shkruan Braçe.