Ekonomia

CNN: Kjo është arsyeja pse shumë italianë po braktisin vendin e tyre për pushime dhe po zgjedhin Shqipërinë

CNN: Kjo është arsyeja pse shumë italianë po braktisin

Italia është kryqëzuar këtë verë në media dhe rrjete sociale sa i takon abuzimeve me çmimet dhe faturat e çmendura në lokale, restorante, apo plazhe.

Edhe CNN së fundmi i ka kushtuar një artikull abusurditetit të mjaft faturave si ajo ku vetëm për të prerë një sanduiç përgjysmë një çift pushuesish pagoi 2.5 euro më shumë në brigjet e liqenit Como, apo një tjetër rast në qytetin romak të Ostias ku një nëne të re iu shtrenjtua 2 euro fatura vetëm se kërkoi të ngrohë qumështin e foshnjës së saj në mikrovalë.

“Vera e vitit 2023 do të mbahet mend si një nga më të shtrenjtat në histori pas një morie skandalesh çmimesh në kafene dhe restorante që kanë prekur turistët e huaj dhe italianët,” shkruan CNN.

Ndër çmimet e çmendura përmenden po ashtu fatura si ajo 60 euro për 2 kafe në Sardenjë, 2 euro për një pjatë bosh në Portofino apo dhe 10 cent vetëm për një spërkatje me kakao të kapuçinos në një bar të Liqenit Como.

“Çmimet janë rreth 240% më të larta se destinacionet e tjera mesdhetare dhe kjo është arsyeja pse shumë italianë po braktisin vendin e tyre për pushimet në gusht dhe në vend të kësaj zgjedhin vendet bregdetare si Shqipëria dhe Mali i Zi. Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një pushim të shkurtër në plazh në Shqipëri këtë vit, konfirmoi zyra e saj,” shkruan më tej CNN.

Sipas të dhënave, vetëm 14 milionë italianë kanë bërë pushimet e tyre këtë vit në shtëpi, ose rreth 30% më pak nga shifrat para Covid.

CNN: Kjo është arsyeja pse shumë italianë po braktisin

Paradoksi është se pavarësisht reduktimit të ditëve të pushimeve, italianët kanë shpenzuar për pushimet këtë vit 1.2 miliardë euro më shumë se në vitin 2022.

Në Pulia, qiraja ditore për dy shezlongë dhe një çadër gjatë javës është mesatarisht 50 euro dhe gati dyfish në fundjavë, por më në veri, çmimi për t'u ulur në rreshtin e parë në një plazh të mbushur me njerëz mund të jetë trefishi, duke filluar nga rreth 150 euro në ditë gjatë javës.

“Edhe Sharm el Sheik [në Egjipt] kushton më pak. Kjo është arsyeja pse kaq shumë italianë po shkojnë jashtë vendit,” thotë Paolo Manca, operator hotelier, duke shtuar se për të shkuar në një vend tradicional pushimesh, si ishulli i Sardenjës, tashmë një familjeje italiane i duhet të paguajë mijëra euro në ditë për shkak të çmimeve të fryra të hoteleve dhe ushqimeve të shtrenjta.